Site icon Telegrafi

Çmimi i bashkimit të Koreve: Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Seulit do t’i kushtonte shumë shtrenjtë

Sa i përket aspektit ekonomik, bashkimi i Koreve i përshtatet me shumë Pyongyang sesa Seulit, i cili ka buxhet larg më të madh dhe dihet botërisht se është shumë më e zhvilluar sesa Koreja e Veriut.

Buxhetin të cilin e disponon Pyongyang është rreth 28 miliardë dollarë, që është vetëm një pjesë e vogël e buxhetit të Koresë së Jugut, transmeton Telegrafi.

Sipas vlerësimeve të Koresë së Jugut, nëse do të ndodhte bashkimi, kjo do t’i kushtonte Seulit rreth 500 miliardë dollarë për 20 vite, siç kishte raportuar edhe Guardian qysh në vitin 2014.

Megjithatë, sipas ekonomistëve kjo shumë është shumë optimiste, për faktin se mund të rimëkëmbet shpejtë nëse punohet siç duhet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version