Me fustan nusërie tepër të shtrenjtë të stolisur me kristale, disenjatori egjiptian e ka mbyllur revynë e modës
Disenjatori Hany El Behairy ka krijuar fustanin e nusërisë më të shtrenjtin në botë, i cili ka çmim marramendës prej 15 milionë dollarësh, ndërsa e ka bartur aktorja e njohur egjiptiane, Mai Omar, transmeton Telegrafi.
Fustani është i stolisur me kristale dhe ka vellon e gjatë disa metra të zbukuruar me yje.
Pjesa e përparme është më e shkurtër, në mënyrë që të zbulojë këmbët, ndërsa nga prapa fustani shtrihet deri në dysheme. Model ideal për ato dama të cilat e duan shkëlqim dhe luks.
Ky disenjator është i njohur për veshjet ekstravagante, mirëpo me këtë fustan e ka tejkaluar veten.
Për kreacionin ka pasur vetëm komente pozitive. A do t’i kishit thënë “po”-në fatale e veshur me këtë fustan fatal?
/Telegrafi/