Për të tretin vit radhazi, NBA ka shpallur lojtarët më të mirë të sezonit.
Gjatë mbrëmjes së kaluar është mbajtur ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve për më të mirët e sezonit që lamë pas vetes.
Toronto Raptors është shpallur kampion i ligës më të fortë të basketbollit në botë, ku edhe MVP i finaleve u shpall lojtari i tyre, Kawhi Leonard.
Giannis got emotional as he paid tribute to his family while accepting the #KiaMVP trophy. 🙏#NBAAwards pic.twitter.com/T8p5XH73cZ
— NBA on TNT (@NBAonTNT) June 25, 2019
Megjithatë kjo nuk vlen edhe sa i përket sezonit të rregullt pasi që më i miri i takoj yllit të Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo.
Kjo është hera e parë në karrierë për lojtarin amerikan me prejardhje greke ndërsa slloveni, Luka Doncic u shpall ‘rookie’ më i mirë i sezonit.
Ndryshe, 24-vjeçari u bë MVP i tretë më i ri në 40 vitet e fundit që e ka fituar këtë epitet pas Derrick Rose dhe LeBron James.
🙏THANK YOU🙏 pic.twitter.com/PsNzx0xHPK
— Luka Doncic (@luka7doncic) June 25, 2019
Të gjithë fituesit e çmimeve NBA 2019:
MVP: Giannis Antetokounmpo (Milwaukee)
Rookie: Luka Donçiç (Dallas)
Mbrojtësi më i mirë: Rudy Gobert (Utah)
Sulmuesi më i mirë: Pascal Siakam (Toronto)
Lojtari i gjashtë: Lou Williams (LA Clippers)
Trajneri: Mike Budenholzer (Milwaukee)
Lojtari më i favorshëm: Marcus Smart (Boston)
Çmimi për sjellje sportive: Mike Conley (Memphis)
Bashkëlojtar i Vitit: Mike Conley (Memphis)
Momenti i vitit: 50 pikë Derrick Rose
Çmimi i Ndihmës në Bashkësi: Bradley Beal (Uashington)
Komentatori i vitit: Robin Roberts (ABC)
Operatori i vitit: Jon Horst (Milwaukee)
Çmimi për arritjes jetësore: Larry Bird dhe Magic Johnson. /Telegrafi/