Borën e këtij dimri në Kosovë e kemi përjetuar në pranverë.
Sipas ekspertëve, këto ndryshime klimatike po vijnë si rezultat i ngrohjes botërore.
Kjo shkaktohet nga gazet e dëmshëm si dyoksidi i karbonit e metani, i cili çlirohet nga aktiviteti njerëzor, kryesisht nga energjia, transporti, fabrikat dhe industria në përgjithësi.
E për të reduktuar dhe kufizuar emetimet e gazeve serrë shtetet në mbarë botën po vendosin politika të ndryshme. Ndër to është edhe vendosja e çmimit në karbon.
Që nga prilli 2021, 45 juridiksione kombëtare dhe 34 ndërkombëtare po vendosin çmim për karbonin me më shumë vende duke planifikuar zbatimin e çmimit në karbon në të ardhmen.