Është momenti që të frymëzoheni edhe ju!
Golden Globes ndoshta sollën tendencën më IN të prerjes së flokëve, ndërsa tapeti i kuq i çmimeve Emmy-s Awards këtë vit konfirmoi një nga parashikimet më të mëdha të grimit për 2024-ën: buzët me tone të forta.
Nëse të pranishmit VIP këtë vit kishin diçka për të dalluar, të gjithë jemi të qartë që grimi gotik, si edhe buzëkuqi super i guximshëm ishin detaje që ranë në sy menjëherë.
Selena Gomez, Aubrey Plaza dhe Dominique Fishback ishin në një mendje kur zgjodhën nuancat e errëta të buzëkuqit në ngjyrë burgundy (miksim i të kuqes me vjollcën) dhe kumbulle.
Është e qartë se ato (ose të paktën artistët e tyre të grimit) pajtohen me idenë se kjo ngjyrë do të jetë kudo gjatë këtij viti.
Sido që të jetë rasti, të pranishmit e Emmy-s 2024 kanë vërtetuar me siguri ato tendenca grimi që do të jenë kudo për 2024-ën dhe ky është momenti që të frymëzoheni edhe ju!