Telegrafi

Çmimet e ulëta të naftës cenojnë ekonominë e Norvegjisë

Rënia e shpejta të çmimit të naftës, paraqet kërcënim të madh për ekonominë norvegjeze, pasi ndikon si në të ardhurat qeveritare ashtu edhe ato private, sipas ekspertit ekonomik norvegjez, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse çmimi i naftës bie nën 80 $ për fuçi, investimet në sektorin e naftës do të pësojnë rënie të mëdha të ardhurave, si dhe ulje të punësimit si rezultat i mundshëm”, tha Ragnar Torvik, profesor i ekonomisë në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Trondheim.

Ai tha se këto zhvillime mund të ndikojnë edhe tek çmimet e shtëpive, kjo ka mundësi të zbutet me intervenimin e bankës qendrore, duke ulur normën e interesit, nëse rënia ekonomike bie dukshëm. Shumë nga të ardhurat e qeverisë, si dhe të ardhurat private varen nga investimet në sektorin e naftës në Norvegji.

Çmimi Brent i referencës së naftës të papërpunuar, është pikë referimi kryesor global për tregtimin e naftës, ka arritur pikën më të ulët në katër vitet këtë të mërkurë në mëngjes, sipas shifrave zyrtare, ajo arriti 81,88 dollarë dhe menjëherë më pas vazhdoi të bie më tej në 81,78 $ në 08:35 sipas orës lokale.

“Rënia e çmimeve të naftës ndikon negativisht në ekonominë norvegjeze. Ajo çon drejt uljes së të ardhurave tatimore, nëse vazhdon të bie çmimi i naftës, do të ketë ndikim të dukshëm negativ në investimet e sektorit të naftës”, thotë Steinar Holden, profesor në Universitetin e kryeqytetit të Norvegjisë Oslo, nga Departamenti i Ekonomisë.
Megjithatë, ekzistojnë disa mekanizma për zbutjen e efekteve negative.

Holden tha se qeveria norvegjeze ka ruajtur sasi të konsiderueshme të parave në fondet e pensioneve të naftës dhe kështu do të jetë në gjendje të përballet në rast të rënies ekonomike të politikës fiskale ekspansioniste.

Norvegjia ka fond të naftës e cila aktualisht është me vlerë 885 miliardë $. Qeveria mund të shpenzojë vetëm katër për qind në vit, që paraqet kthimin e pritur të vërtetë në fond, por qeveria mund të përdorë më shumë se katër për qind, pas rënies aktuale e çmimit të naftës.

Norvegjia është prodhuesi më i madh i naftës në Evropë dhe eksportuesi i tretë më i madh në botë i gazit natyror, e renditur pas Rusisë dhe Katarit, sipas Administratës së Informacionit Energjetik të SHBA-ve./Telegrafi/