Telegrafi

Çmimet e Samsung Galaxy F55 shfaqen përpara lansimit

Lansimi i Samsung Galaxy F55 më 17 maj u shty për më 27 maj.

Dhe ndërsa Samsung zbuloi se telefoni do të kishte një çmim midis 240$/220 €) dhe 360$/330 € në Indi, nuk zbuloi çmimin e saktë fillestar.

Megjithatë, nëse do t’u besojmë thashethemeve të fundit, modeli bazë i Samsung Galaxy F55 me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtëse do të kushtojë 325 dollarë/300 euro në Indi.

Veç kësaj, theksohet se versioni 8 GB/256 GB i Galaxy F55 do të kushtojë 360 dollarë/330 euro.

Ndërsa sa i përket modelit 12 GB/256 GB do të kushtojë 400 dollarë/365 euro. /Telegrafi/