Telegrafi

Çmimet e Ribery dhe Alonso shumë të larta për Realin

Bayern Munichu ka caktuar shifrën prej 80 milionë eurosh për anësorin francez Ribery, ndërsa Liverpooli ka refuzuar dy oferta të Los Blancos për spanjollin Alonso.

“Xabi Alonso është prioriteti i ynë nëse buxheti ynë mund ta përballojë blerjen e tij, mirëpo duket se nuk është kështu. Ne jemi shumë larg shifrave që kërkon Liverpooli”, ka thënë Valdano për “El Partido de la Una”.

Drejtori madrilen ka folur edhe për çmimin që e kanë caktuar bavarezët për Ribery duke thënë: “Është një shifër e paarritshme. Është ngjashëm sikurse të thonë se nuk dëshirojnë ta shesin”.