Milot Rashica ka pasur një vit interesant këtë edicion, me ngritje e ulje të formës, por edhe të çmimit.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës arriti në fund ta shpëtoj skuadrën e tij Werder Bremen pa rënë nga elita e futbollit gjerman, vetëm nëpërmjet dy ndeshjeve të barazhit ndaj Heidenheim.
Megjithatë kthehemi muaj më parë, kur para se bota të preket nga pandemia Covid-19, çmimi i Milot Rashicës kishte arritur në 35 milionë euro, që ishte më i larti për të dhe në skuadrën e tij Werder Bremen.
Por pasi skuadrat e futbollit u futën në krizë financiare kjo bëri që të bien edhe çmimet e futbollistëve varësisht nga forma e tyre.
Kosovari i kishte rënë çmimi nga 35 milionë në 28 milionë euro, duke marrë parasysh edhe formën e tij jo të mirë pasi kishin kaluar disa ndeshje pa shënuar gol.
Por tani faqja e specializuar për çmimin e lojtarëve dhe transferimeve ‘Transfermarkt’, ka përditësuar përsëri vlerat e lojtarëve.
Vlera e sulmuesit kosovar ka rënë edhe më tej, pasi çmimi i tij në Transfermarkt tani është vetëm 22 milionë euro, por përkundër kësaj Rashica vazhdon të jetë lojtari me vlerën më të madhe te skuadra e tij Werder Bremen.
Për shtat muaj vlera e vushtrriasit ka rënë në 13 milionë euro dhe Rashica është njëri nga lojtarët që ka humbur më së shumti nga vlera e tij në Bundesliga.
Gjithsesi Werder Bremen vazhdon ta vlerësoj lart yllin e tyre dhe duan mbi 25 milionë euro nga shitja e tij.
Milan, Napoli, Aston Villa, Wolverhampton Hertha BSC, RB Leipzig apo Borussia Dortmund janë skuadrat e interesuara për reprezentuesin kosovar që pritet së shpejti të ndërroj skuadër. /Telegrafi/