Çmimet e shitjes të prodhuesve industrial në tregjet e huaja në muajin gusht ishin më të larta për 1.6% në nivel mujor, ndërsa për 3.4% më të ulëta në nivel vjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave që i publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë, çmimet e shitjes në gusht, në krahasim me korrikun ishin më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 5.4%, ndërsa në sektorin Industri përpunuese për 1.2%.
Në krahasim me gushtin e vitit 2015, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve indusriale në tregjet e huaja janë më të ulëta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 5.2%, ndërsa për 3.2% në sektorin Industri përëpunuese. /Telegrafi/