Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), çmimet shitëse të prodhimeve industriale në tregun e brendshëm për muajin mars janë rritur për 0.5%, ndërkaq në nivel vjetorë janë rritur për 0.1%, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Rritje të çmimeve ka në grupin e energjisë me 0.9%, pastaj prodhimet e paqëndrueshme për shfrytëzim të gjërë me 0.7% dhe prodhimet kapitale me 0.4%, ndërkaq në grupin e prodhimeve të qëndrueshme për përdorim të gjërë ka çmime të njejta.
Krahasuar me muajin mars të vitit 2015, çmimet më të larta janë shënuar në grupin e prodhimeve kapitale për 8.6%, prodhimeve të qëndrueshme për përdorim të gjërë me 3.2% dhe energji me 1.4%./Telegrafi/