Site icon Telegrafi

Çmimet e prodhimeve industriale në tregun e brendshëm shënuan rënie

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), çmimet shitëse të prodhimeve industriale në tregun e brendshëm u ulën për 0.1% në muajin maj në nivel mujor, kurse 0.7%, në nivel vjetor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Krahasuar muajin maj me muajin prill të këtij viti, çmimet u ulën në sektorët e prodhimeve të ndërmjetme (0.4%), energji (0.1%), kurse mbetën të njëjtë në prodhimet afatgjate dhe afatshkurtëra për përdorim të gjërë.

Në maj të këtij viti, krahasuar me majin e vitit të kaluar, ulje të çmimeve ka në sektorine prodhimeve të ndërmjetme (1.6%), energji (0.7%), si edhe në prodhimet afatshkurtëra për përdorim të gjërë (0.2%)./Telegrafi/

Exit mobile version