Telegrafi

Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten

Rritja e naftës është bërë për shkak të dobësimit të dollarit dhe rënies së papritur të rezervave të karburanteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një fuçi nafte e papërpunuar në bursën e New Yorkut të enjten u tregtua për 84.12 dollarë.

Ndërsa nafta në Bursën e Londrës është tregtuar me 85.44 dollarë amerikanë për fuqi. /Telegrafi/