Site icon Telegrafi

Çmimet e naftës shënojnë rënie

Çmimet e naftës e gjatë fillimit të kësaj jave kanë nisur me rënie. Një gjë e tillë erdhi për shkak të rritjes së prodhimit dhe mbingopjes së tregut, e planifikuar si pjesë e aksionit të përbashkët midis vendeve të OPEC-ut dhe Rusisë, mund të mos jetë aq e madhe sa u prashikua në fillim të marrëveshjes.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 57 cent ose mbi 1 për qind, duke u tregtuar me 53.89 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ranë me 52 cent ose mbi 1 për qind, duke u tregtuar me 51.49 dollarë për fuçi.

Tregtarët u shprehën se një rënie e tillë e çmimeve erdhi si pasojë e rritjes së prodhimit menjëherë pas marrëveshjes së javës së kaluar midis anëtarëve të OPEC-ut dhe atyre që s’janë anëtarë të saj si Rusia për të shkurtuar prodhimin në 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version