Analistët mendojnë se, nuk pritet që çmimet e naftës të zgjerojnë rritjen përtej 2017-ës. Perspektiva e rritjes së prodhimit të naftës argjilore, lëvizjet e vonuara në çmime dhe rreziqet gjeopolitike pritet të limitojnë marshimin e çmimeve në fillim të vitit që vjen.
Çmimet e naftës kanë shtuar thuajse 1/3-ën e vlerës që prej qershorit, ku prekën nivelin më të ulët për 2017-ës. Kjo rritje vjen kryesisht prej reduktimi të ofertës nga prodhuesit e OPEC dhe vende të tjera jo-anëtare të kartelit, plan që nisi në fillim të këtij viti.
Sipas bankës amerikane të investimeve Goldman Sachs, një angazhim më i madh se ç’pritet nga Organizatat e Vendeve Eksportuese të Naftës për të ulur prodhimin, do të mbështesë çmimet në vitin 2018. Banka amerikane rriti projeksionet për naftën Brent të Londrës në 62 dollarë për fuçi dhe për naftën Bruto amerikane në 57.5 dollarë për fuçi në vitin që vjen.
Administrata e Informacionit mbi Energjinë dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, kanë treguar secila për një rritje të kërkesës në vitin 2018. Megjithatë, prodhuesit e naftës argjilore në SHBA kanë surprizuar pjesëmarrësit e tregut me rritjen e shpejtë të prodhimit.
Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e planit për uljen e prodhimit. Sipas analistëve, kjo mund të çojë naftën poshtë 50 dollarëve për fuçi deri në fund të tremujorit të parë 2018. /Telegrafi/