Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.4 për qind. Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Çmimeve të Importit, tremujori i dytë 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Për sa i përketë çmimeve të importeve për tremujorin e dytë 2018 krahasuar me tremujorin e parë 2018 ka pasur rritje prej 0.9 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0.9 për qind në tremujorin e dytë 2018 krahasuar me tremujorin e parë 2018. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet minerale me 6.8 për qind, druri dhe artikujt e drurit me 4.2 për qind, lëkura dhe artikujt prej saj me 3.1 për qind, mjetet e transportit me 1.5 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre me 1.3 për qind, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit me 1 për qind, produktet e industrive kimike me 0.7 për qind, instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës me 0.6 për qind, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike me 0.4 për qind dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 0.2 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.
Sipas ASK-së, kjo ngritje e çmimeve u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të tekstilit, produkteve bimore dhe metalet bazë që bëjnë pjesën më të madhe.
“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te tekstili dhe artikujt e tekstilit me 2.9 për qind, produktet bimore me 2.8 për qind, metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 2.5 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 2.5 për qind, këpucët me 0.9 për qind, vajrat ushqyese me 0.7 për qind, shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre me 0.3 për qind dhe letra dhe artikujt prej saj me 0.2 për qind”, vijon raporti.
Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.4 për qind.
“Krahasuar me tremujorin e dytë 2018 me tremujorin e dytë 2017, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.4 për qind. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale me 15.8 për qind, metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 6.2 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre me 4.5 për qind, druri dhe artikujt e drurit me 3.7 për qind, mjetet e transportit me 1.2 për qind dhe tekstili dhe artikujt prej tij me 0.9 për qind”, thotë ASK.
Çmimet e këpucëve, lëkurës dhe letrës kanë neutralizuar ngritjen e çmimeve për këtë periudhë.
“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te këpucët me 12.2 metalet bazë, lëkura dhe artikujt e saj me 7.4 metalet bazë, letra dhe artikujt e saj me 6.6 metalet bazë, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 4.5 metalet bazë, instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës me 3.7 metalet bazë, shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre me 1.8 metalet bazë, prodhimet bimore me 1.7 metalet bazë, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike me 1.6 metalet bazë, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 1.2 metalet bazë dhe vajrat ushqyese me 0.9 metalet bazë”, përfundon raporti. /Telegrafi/