Telegrafi

Çmimet e energjisë elektrike artificiale

Barbaso, thekson se Evropa ka nevojë për një treg të përbashkët energjetik. Këto komente u bënë në këshillin e Tetë ministrorë i cili u mbajt në Shkup. “Nëse keni çmime politike, të cilat nuk reflektojnë çmimin prodhues dhe çmimet në treg, atëherë duhet të lëvizni drejt tregut të liberalizuar, i cili nënkupton rritje të çmimeve për një periudhë” tha Fabricio Barbaso.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Fatmir Besimi, tha se ligji nuk bëhet për një kompani, por për gjithë sistemin, ndërsa parashikon edhe liberalizim të mëtejshëm të tregut, i cili është në interes të konsumatorëve.

Versionin e parë të Propozim ligjit për energjetikë, Bashkësia Energjetike Evropiane, e kishte kritikuar për shkak se ai favorizonte kompaninë shtetërore energjetike ELEM. /Telegrafi/