Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i dizellit është 1.71 euro për litër, i benzinës me 1.45 euro dhe i gazit me 0.71 euro.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes për 24 orë. /Telegrafi/