Telegrafi

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë sot se çmimet e derivateve në Kosovë janë ndër më të lirat në rajon.

Berjani në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se qytetarët janë duke u furnizuar me çmime më të lira në regjion përveç Maqedonisë së Veriut, e cila e ka akcizën te nafta ma të lirë për 22 cent, ndërsa çmimin e benzinës e kanë të njëjtë.

“Sa i përket çmimit të derivateve në Republikën e Kosovës, përafërsisht çmimet sillen dizel 1.20 cent deri 1.29 cent, benzina 1.24 cent deri 1.29 cent…Këto çmime kanë qenë tërë muajin gusht dhe vazhdojnë të jenë akoma”, tha ai.

Por, a pritet të ketë rritje apo rënie të çmimit, Berjani tha se kjo varet nga lëvizjet në berzë.

“Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim nuk mundemi me paragjyku shkaku se mund të ketë lëvizje në berzë, rritje apo rënie. Qytetarët tanë për gjendjen ekonomike çfarë e kemi çmim real për derivate kishte me qenë 1 euro. Po qytetarët janë duke u furnizuar me çmime ma të lira në regjion përveç Maqedonisë së Veriut, e cila e ka akcizën te nafta ma të lirë për 22 cent, ndërsa çmimin e benzinës e kanë si ne”, tha ai. /Telegrafi/