Janë publikuar çmimet fillestare të biletave për transportin publik në Tetovë.
Çmimet e biletave do të ndahen në pesë kategori: (A) për të gjithë qytetarët, (B) studentët dhe administratorët, (C) pensionistët dhe personat me invaliditet të ulët, (D) të punësuarit në komunë dhe (E) për personat me mbi 80 përqind invaliditet.
Sipas çmimeve të publikuara, çmimi për biletën bazë do të jetë 20 denarë për katër kategoritë e para, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nëse transporti publik bëhet realitet, qytetarët do të mund të marrin edhe bileta mujore dhe vjetore.
Këto çmime janë propozim nga NP “Tetova Transport”, ndërsa duhet të miratohen nga Këshilli i Komunës së Tetovës.
Më poshtë mund t’i shihni çmimet për të gjitha kategoritë e qytetarëve, që janë publikuar nga NP “Tetova Transport”:
Kategoria A: bileta bazë (20 denarë), bileta mujore (900 denarë), bileta vjetore (9000 denarë)
Kategoria B: bileta bazë (20 denarë), bileta mujore (350 denarë), bileta vjetore (3500 denarë)
Kategoria C: bileta bazë (20 denarë), bileta mujore (350 denarë), bileta vjetore (3500 denarë)
Kategoria D: bileta bazë (20 denarë), bileta mujore (450 denarë), bileta vjetore (4500 denarë).
Kategoria E: Falas të gjitha biletat.