Telegrafi

Çmimet e banesave në Maqedoni u rritën deri në 21.2 për qind

Çmimet e banesave dhe pasurive të patundshme në fund të shtatorit janë rritur për 21.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njofton Banka Popullore, e cila ka tabeluar lëvizjet për tremujorin e tretë.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm të periudhës prill-qershor, çmimet e banesave janë rritur me 4.7 për qind.

Këto janë shifra befasuese, sepse më parë kur Banka Popullore publikoi të dhënat për tremujorin e dytë në fillim të korrikut, rritja vjetore e çmimeve ishte 16.5 për qind./Telegrafi/