Telegrafi

Çmimet e Air Albania do të jenë të lira

Belinda Balluku, shefe e “Albcontrol”, deklaroi në “Top Show” se çmimet e Air Albania “do të jenë absolutisht shumë të lira”.

“Në tregun shqiptar ka shumë abuzime me çmimet e biletave. Çmimet tani do të jenë absolutisht shumë të lira”, u shpreh Balluku.

E pyetur se pse janë përzgjedhur turqit, Balluku sqaroi: “Ne nuk kemi përzgjedhur askënd. Turqit janë ofruar bashkë me “MDN Investment” për të krijuar “Air Albania”. Ka qenë e vetmja ofertë e ardhur nga jashtë. Nuk kemi pasur të tjera”.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%. /Telegrafi/