Site icon Telegrafi

Çmime më të volitshme në industrinë e përpunimit

Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste, indikatori i besimit në industrinë e përpunimit në maj të vitit 2016 është për 0.1 pikë përqind i rritur në krahasim me muajin paraprak, ndërsa në krahasim me majin e vitit 2015 është rritur për 6.5 pikë përqind njofton Enti Shtetëror pë Statistikë (ESHS), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjendja e sigurisë në prodhimin me porosi në maj të vitit 2016, në krahasim me prillin e vitit 2016 është pak më e volitshme, pritjet për vëllimin e prodhimit në tre muajt e ardhshëm janë se do të rritet, ndërsa rezervat e prodhimeve të gatshme janë rritur.

Vlerësimi për gjendjen ekonomike të subjekteve afariste në maj 2016 është pak më e volitshme me muajin paraprak, ndërsa shumë në muajin paraprak në krahasim me muajin e vitit 2015. Vlerësimi për numrin e të punësuarve është se do të rritet.

Shfrytëzimi mesatar të kapaciteteve të subjekteve afariste në maj 2016 është rritur 64.3 përqind nga shfrytëzimi normal.

Ndikim më të madh në kufizimin e vëllimit të prodhimit kanë faktorët vijues: përpunimi i pamjaftueshëm i huaj me 25.8 përqind, përpunimi i pamjaftueshëm vendor me 16.7 përqind, mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore me 14.8 përqind dhe problem financuar me 8,7 përqind. /Telegrafi/

Exit mobile version