Gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që tregu të jetë i zbrazur edhe në prag të festave të fundvitit. Tregtarët shprehin pakënaqësi për shitjen e produkteve te tyre. Ata thonë se çmimet janë të pandryshuara, të volitshme, mirëpo konsumator ka shumë pak, madje vlerësojnë se asnjëherë nuk ka qenë kaq dobët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ka disa gjëra janë më të shtrenjta si dhe ka nga ato më të lira, mirëpo qytetarët ankohen se nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, dikur blenin gjysmën tani marrin vetëm nga 30 kg”, deklaroi një shitës për televizionin Shenja.
Blerësit, nga ana tjetër, thonë se çmimet në treg nuk janë të shtrenjta. Janë të kënaqshme dhe ndër më të volitshmet në krahasim me vendet e tjera të shitjes. Megjithatë, gjendja ekonomike u pamundëson fuqi më të madhe blerëse.
Edhe këtë vit, interesimi më i madh në prag të festave ishte kryesisht për pemë, ëmbëlsira dhe lëngje./Telegrafi/