Më 14 nëntor Komisioni Rregullator për Energjetikë do të vërtetojë çmimet e naftës në Maqedoni, të cilat sipas gjitha gjasave do të jenë me çmim më të lartë, për shkak shtrejtimit të çmimit të naftës në tregun botëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ndryshimit të fundit të çmimeve të naftës, çmimet aktuale janë: Eurosuper 95 – 63 denarë, Eurosuper 98 – 65 denarë, kurse Eurodiesel shitet prej 50 denarë për litër./Telegrafi/