Çmimet me pakicë të benzinës nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për një denarë, ndërsa të dizelit për gjysmë denari.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë Eurosuper BS-95 do të shitet 72 denarë, Eurosuper BS-98 74 denarë. Ndërsa Eurodisel do të shitet për 64 denarë për litër, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 52.50 denarë për litër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Do të rritet edhe çmimi i mazutit dhe do të jepet 34.711 denarë për kilogram./Telegrafi/