Nga sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten më çmime më të lira, kështu vendosi sot Komisioni Rregullatorë për Energjetikë.
Benzina Euro-Super BS-95 dhe Euro Super BS-98 do të lirohen për gjysmë denari derisa Dizeli për një denar.
Kështu që Eurosuper BS – 95 do të shitet për 67.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet 69.50 denarë për litër, ndërsa eurodiseli do të kushtojë 60 denarë për litër.
Këto çmime do të vlejnë deri në javën e ardhshme./Telegrafi/