Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, derivatet e naftës në Maqedoni do të shiten me çmime të reja, sipas të cilave benzina shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa dizeli do të lirohet.
Nga mesnata e sotme, Eurosuper BS-95 do të shitet për 69 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 71 denarë për litër.
Ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 61 denarë për litër, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë 50.50 denarë për litër.
Këto çmime do të vlejnë deri në javën e ardhshme, kur KRRE do të publikojë çmimet e reja./Telegrafi/