Për 0,5 rriten harxhimet për jetë gjatë muajit maj në krahasim me muajin e kaluar, por tregu akoma është duke iu adaptuar standardit të qytetarëve, tregon reportazhi i 24Vest, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij reportazhi në Maqedoni qershitë shiten për 150 denarë për kilogram, ndërsa në disa vende arrijnë edhe deri në 200 denarë. Kajsitë shiten për 100 denarë, ndërsa çmim të lartë mban edhe pjepri si për fillim të sezonit.
Sipas tregtarëve çmimi i perimeve është më e vogël në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Trangujt kanë rënë nga 60 në 30 denarë për kilogram, panxhari po ashtu shitet për 30 denarë, ndërsa më të lira janë kungulleshat të cilat shiten nga 3 copë për 20 denarë.
Statistika shënon çmime të larta të prodhimeve bujqësore për 5,3 në krahasim me muajin prill. Rritje ka edhe në çmimin e patates për 14,7 për qind, te pemët e freskëta dhe të paketuara për 9.1%, ndërsa perimet e freskëta janë shtrenjtuar për 6.6%, ndërsa pemët e konservuara për 0.6%. Sipas matjeve të fundit të LSM për një familje mesatare katër anëtarësh nevojiten 525 euro për ta mbijetuar muajin dhe për plotësimin e nevojave elementare./Telegrafi/