Telegrafi

Çmime më të ulëta për Radeonët

Çmimet e rinj të propozuara janë 479 dollarë për Radeon HD 7970 (70 dollarë më pak nga çmimi fillestar dhe 20 dollarë më pak në krahasim me GeForce GTX 680), 399 dollarë për Radeon HD 7950 (50 dollarë më pak se çmimi fillestar) dhe çmimi më i ulët 139 dollarë për Radeon HD 7770. Ky i fundit në kohën e paraqitjes ishte për 20 dollarë më i shtrenjtë, derisa ulja e çmimeve fatkeqësisht nuk vlen edhe për HD 7800.

Akcioni promocional i AMD-së Three for Free vlen për blerësit e kartelave 7970 dhe 7950, ndërsa përfshin lojërat Deus Ex: Human Revolution (plus Missing Link DLC) dhe titujt e ardhshëm Dirt: Showdown dhe Nexuiz. /Telegrafi/