Telegrafi

Çmime më të lira të telefonisë mobile

Sipas tij, me futjen në treg të teknologjisë 3G, do të ketë internet me shpejtësi të lartë në telefonat celularë të çdo abonenti. Pollo theksoi se një tjetër objektiv i këtij viti, do të jetë ndërtimi i Rrjetit Kombëtar Brezgjerë, i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit, si dhe lidhja me kabllo ndërkombëtare me fibra optike.

Gjatë këtij viti do të përfundojë dhe projekti GovNet, për ndërlidhjen e institucioneve publike me të gjithë qarqet. /Telegrafi/