Telegrafi

Çmime më të lira për të udhëtuar në Amerikë

OpenSkies është linja e parë krijuar veçanërisht për të shfrytëzuar marrëveshjen në fushën e aviacionit mes EU-së dhe SHBA-së të quajtur Open Skies, marrëveshje që mundëson avionët të fluturojnë mes çdo destinacioni në EU dhe SHBA. Kjo linjë do të operojë në shërbime të përditshme mes Parisit dhe New York-ut me avion të tipit Boeing 757 me një kapacitet deri në 82 persona.

Shefi Ekzekutiv i British Airëays-it Willië Walsh tha:

“Ky është një kapitull i ri shumë ngacmues në historinë tonë pasi për herë të parë do të fluturojmë direkt mes pjesës kontinentale të Evropës dhe SHBA-së”

Ai ka deklaruar se ne besojnë se Open Skies do të ketë një të ardhme të suksesshme.

“ Kjo linjë do të ketë përparësinë e të përfituarit nga përvoja e British Airëays në tregun transatlantik dhe do të ketë aftësinë për të qenë inovativ dhe t’i përgjigjet shpejt kërkesave gjithnjë në rritje të klientëve. OpenSkies do të jetë një projekt që do të testojë shërbimet e reja ofruar klientëve dhe produkteve të tjera në bord, të cilat shpresojmë t’i integrojmë në flotën e British Airëays”

Po ashtu ai ka theksuar se ndërsa klima ekonomike është përkeqësuar gjatë muajve të fundit, OpenSkies mund të konkurrojë në mënyrë efektive..

“ Ka një çmim të ulët bazë dhe mbështetjen e “British Airways” në pika kyçe si shitjet dhe marketingu. Kjo e diferencon nga disa linja të reja ajrore që kanë dështuar së fundmi, të cilat po operonin të izoluara dhe pa përkrahjen e një kompanie të fuqishme fluturimesh.” /Telegrafi/