Telegrafi

Çmime marramendëse të biletave për lojën Vardar-Fenerbahce (Foto)

Klubi i Futbollit nga Shkupi Vardar ka publikuar sot çmimet për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropë që do të luhet në Shkup ku kampioni i Maqedonisë do të përballet me gjigantin turk, Fenerbahçe.

Ajo që vërehet është çmimi i lartë i biletave hyrëse për tifozët që duan ta ndjekin këtë lojë.

Çmimi më i lirë është 2000 denarë (32 euro), i mesmi 2500 denarë (40 euro) dhe çmimi më i shtrenjtë është 3000 denarë (49 euro).

Nga KF Vardar thonë se do të ketë ulje çmimesh për tifozët e regjistruar të ekipit të cilët do të tregojnë kartelën e anëtarësisë dhe do të marrin 50% zbritje për të gjithë biletat, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Biletat do të shiten nga dita e nesërme (e mërkurë, 09.08) në disa vende të caktuara nga klubi.

Përndryshe, bileta hyrëse për finalen e Superkupës Evropiane ku përballen Real Madrid dhe Manchester United, do të kushtoj prej 900 denarë (15 euro) e lartë. /Telegrafi/