Site icon Telegrafi

Çmim rekord për të drejtat themelore të basketbollit

Në tekstin e shkruar në dy faqe me nënshkrim gjenden 13 rregulla, të cilat i hartoi kanadezi James Naismith më 1891.

Këtë rregullore e shiti fondacioni “Naismith” në shtëpinë e ankandeve “Sotheby” në New York, ndërsa e blenë adhuruesit e basketbollit nga Kansasi, David dhe Susanne Booth.

Naismith i shkroi rregullat për ta shpikur një sport për djemtë gjatë sezonit të dimrit në Springfield, ku ishte mësues i edukatës fizike. Shkolla ia dha një afat kohor prej dy javësh për ta shpikur një sport të ri dhe ai arriti ta bëjë këtë gjë vetëm një ditë para se t’i skadonte afati duke vendosur rregullat në tabelën e shpalljeve të shkollës.

Blerësit shpresojnë se do ta ekspozojnë dokumentin me titullin “Rregullat themelore të basketbollit” në Universitetin e Kansasit. Naismith ka qenë trajneri i parë i basketbollit në Universitet. Ai jetoi aq gjatë sa për të parë se shpikja e tij u bë sport olimpik më 1936, ndërsa vdiq në vitin 1939. /Telegrafi/
 

Exit mobile version