Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni kanë sjellë edhe mobilizimin e partive në rrjetet sociale dhe për këtë nëpër rrjete sociale është shpërndarë një fotografi ku shihet se një faqe me emrin ”Çmendurirat e Adoleshenteve” tani ka një fan-page të re që mban emrin ”Bilall Kasami”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë, Telegrafi Maqedoni ka kërkuar qëndrim zyrtarë nga Lëvizja Besa rreth këtij rasti.
Nga Lëvizja Besa, zëdhënësi Faton Fazliu ka thënë ”Nuk e shohim të arsyeshme të prononcohemi për çdo profil individual në Facebook. Lëvizja Besa dhe kryetari i saj, Bilall Kasami, tani më prej kohesh i kanë profilet zyrtare dhe për këtë është i informuar më kohë opinioni i gjerë.” tha Faton Fazliu për Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/