Site icon Telegrafi

Çmenduria e radhës nga fëmijët e pasur rusë, sfidojnë me kafshë të egra princat nga Dubai (Foto)

Fëmijët e pasanikëve rusë, që nuk dinë se ku është kufiri i shpenzimeve, kanë zgjedhur kafshët e egra, që të luajnë me to sikur të ishin shtëpiake.

Në këtë formë, ata po sfidojnë princat nga Dubai, që zakonisht mbajnë tigra apo shpezë grabitqare, transmeton Telegrafi.

Vozitja me tigrin

“Le të vijnë të më shohin mua ata princër të pasur, se si është vozitja me një ari gjigant”, ka thënë një i ri, ndërsa ngiste makinën e tij luksoze.

Shumë pamje janë përhapur në rrjetet sociale, që tregojnë se si ata zakonisht vozisin nëpër qytet, të shoqëruar nga gjallesat e rrezikshme.

Shoferi pranë ariut

Policia po provon të ndalojë këtë çmenduri, pasi shoferi mund të humbë kontrollin dhe të shkaktojë aksidente të mëdha, në rast të sulmeve nga kafshët. /Telegrafi/

Exit mobile version