Telegrafi

Çmenduria e radhës në internet: Sfida mazohiste që shkakton plagë në lëkurë (Foto, +16)

Të rinjtë në Britani të Madhe, e kanë përhapur një sfidë të rrezikshme me të cilën duhet vënë krip në ndonjë pjesë të trupit për ta fërkuar pastaj me akull.

Në këtë formë nxitet një proces që e bën akullin të ftohet nën -17 gradë Celsius, duke i shkaktuar djegie lëkurës, transmeton Telegrafi.

Më pas, fotografitë ku shihen lëndimet e niveleve të ndryshme, sfiduesit po i postojnë në rrjete sociale dhe nominojnë miqtë që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Është gjithçka pos sfidë; është një gjë e marrë që po i nxitë të rinjtë. Mos e provoni, sepse do të keni probleme shëndetësore”, është komenti i një mjeku, lidhur me rastin.

Personat e dëmtuar këshillohen që pjesën e djegur ta vënë nën ujë të rrjedhshëm për dhjetë minuta, por të mos përdorin akull, gel apo krem, sepse mund të shkaktojnë dëme edhe më të mëdha. /Telegrafi/