Site icon Telegrafi

Çmenduria e një tifozi që tenton t’i shesë dy bileta të finales së Euro 2020 për 82 mijë euro

Tifozët janë duke bërë të pamundurën që të futen në Wembley Stadium për të shikuar finalen e Euro 2020 në mes të Italisë dhe Anglisë.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të mirëpres deri 60 mijë tifozë, ndërsa vetëm gjashtë mijë do të jenë për Azzurët shkaku i masave për COVID-19.

Është hera e parë pas 55 vitesh që Anglia arrin në një finale ndërkombëtare, pasi atëherë e kishte ftuar Kupën e Botës, ndërsa asnjëherë nuk e ka fituar Kampionatin Evropian.

Lexo po ashtu Pamje të shëmtuara par finales së Euro 2020: Tifozët e Anglisë tentojnë të futen me dhunë në Wembley

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, në marketin online “eBay”, një person ka vënë dy bileta në shitje me çmim 82 mijë euro.

Biletat aktualisht qarkullojnë rreth dy mijë deri në katër mijë euro, mirëpo personi ën fjalë po tenton të përfitojë këtë shumë të çmendur. /Telegrafi/

Exit mobile version