Nën thurjen ‘sfida me sprei dhe flakë’, të rinjtë i kanë postuar videot për të treguar eksperiencën e tyre të rrezikshme.
Me anë të kësaj sfide kërkohet t’i vihet flaka spreit, apo ndonjë lëngu të djegshëm, shumë afër fytyrës, transmeton Telegrafi.
Në videon e plasuar më poshtë, shihen disa adoleshentët që janë bërë pjesë e lojës banale dhe të rrezikshme.
“Përpos që kjo lojë mund ta lë të riun me djegie të mëdha në trup, mund të digjen edhe shtëpitë, duke i lënë pa kulm mbi kokë shumë njerëz”, është një nga komentet lidhur me këtë sfidë. /Telegrafi/