Hobi i tij është që të bëjë “çmenduri” të ndryshme, madje shpeshherë vë në rrezik edhe jetën e tij. Ai është nga Polonia dhe së fundmi ka kapërcyer hekurudhën, ku treni po vinte me shpejtësi.
Siç shihet edhe në videon e publikuar më pas në rrjetet sociale, ai i ka shpëtuar vdekjes për fije të perit, transmeton shekulli.
“Unë e di se është çmenduri, por kjo është më e lehtë sesa hedhja nga lartësi të mëdha. Ju lutem mos e provoni në shtëpi. Ëndrra ime është që të hidhem në vende të vështira në të gjithë botën, ju lutem mos më mbështesni”, shprehet ai.