Telegrafi

Çmenduri: Vë gjarprin helmues në hundë dhe e nxjerrë nga goja (Video)

Iqbal Jogi, i cili jeton në një fshat të vogël afër Karaçit, thotë se e bën këtë për 12 vite, para fëmijëve të shkollave dhe mysafirëve në dasma, transmeton Telegrafi.

Burri 30-vjeçar është i lumtur për aftësitë që i ka, meqë këto i sjellin shumë të ardhura.

Ky veprim përfshin një rrezik të madh, sepse gjarpri është helmues.

Jogi njëherë është kafshuar nga gjarpri dhe gati ka vdekur, por sërish vazhdon punën e tij.

“Më pëlqen kur njerëzit shikojnë me dyshim, nëse gjarpri do të dalë. E, më pas qeshin, kur shohin gjarprin dhe mua – që të dyve të gjallë”, ka thënë si për këtë lojë të rrezikshme. /Telegrafi/