Tetova ka qenë e kapluar nga bora dhe i ftohti për një javë resht. Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar tragjeditë ka urdhëruar që personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit mbi 60 vite të mos shkojnë në punë. I riu nga Tetova nuk e ka menduar rrezikun nga i ftohti dhe është larë në lumin Shkumbin që kalon nëpër qytet, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, në Maqedoni deri tani ka pasur tre persona të vdekur nga i ftohti.
Kryqi i Kuq i Maqedonisë ka apeluar që për qytetarët që nuk kanë strehë që të shkojnë nëpër qendrat për strehim.
I riu edhe pse duket se ka shumë ftohtë, ai është i lumtur për kapërcimin e kësaj sfide.
Temperaturat e javë që e lëmë pas kanë lëvizur nga -20 deri në -25 gradë Celsius./Telegrafi/