Site icon Telegrafi

Çmenduri – s’ka penallti për Vitessen, Feyenoordi shënon në kundërsulm, pas konsultimit me teknologjinë gjyqtari anulon golin dhe jep penallti për skuadrën e Rashicës (Video)

Një gjë interesante ka ndodhur në finalen e Superkupës së Holandës mes Feyenoord Rotterdamit dhe Vitesses.

Vitesse barazoi rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 58-të me anë të Alexander Buttner (58’), por që gjërat të vinin deri në këtë pikë ndodhën shumë gjëra interesante.

Në minutën e 54 Vitesses iu mohua një penallti dhe menjëherë lojtarët e Feyenoordit u nisën në kundërsulm dhe në fund shënuan për 2-0.

Teksa lojtarët po festonin gjyqtari ndali gjithçka dhe kërkoi ndihmën e teknologjisë (VAR) dhe anuloi golin e Feyenordit dhe kështu akordoi penallti për skuadrën e Milot Rashicës.

Nga pika e bardhë për 1-1 nuk gaboi mbrojtësi Buttner, ndërsa në fund me anë të penalltive 4-2 fitoi Feyenordi.

Vlen të theksohet se Rashica gaboi nga pika e bardhë. /Telegrafi/

Exit mobile version