Real Madridi ka transferuar gjatë këtij afati kalimtar veror super talentin japonez Takefusa Kubo.
Edhe pse lojtari i është bashkuar ekipit të dytë Real Madrid Castilla, ai po i kryen stërvitjet me ekipin e parë të udhëhequr nga Zinedine Zidane.
Ylli japonez ka udhëtuar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës drejt qytetit Montreal në Australi.
Por interesimi për ta parë ‘Messin japonez’ ka qenë shumë i madh nga gazetarët e Japonisë.
E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se në Montreal më shumë ka të pranishëm gazetar japonez se sa spanjoll për t’i përcjellë nga afër përgatitjet e Kubos.
Katër orë para se Real Madridi të mbërrinte në Montreal, gazetarët japonez kanë qenë të pranishëm para dyerve të hotelit Ritz Cartlon.
Interesimi i gazetarëve japonez për talentin e tyre është i madh, pasi dëshirojnë të dinë se çfarë numri do ta bart tek Real Madrid Castilla, rivalët e tij në pozitë në ekipin e parë apo kur do t’i jepet rasti të debutoj në La Liga nga trajneri Zidane.
Gjithsesi me transferimin e Kubos, Reali ka fituar shumë tifozë në shtetin aziatik pasi ka interesim të jashtëzakonshëm për të blerë një fanellë të tij. /Telegrafi/