Kampioni i Francës Paris Saint-Germain është e gatshme që në afatin kalimtar të verës të bëjë transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit duke paguar klauzolën e Neymarit.
L’Equipe raporton se PSG-ja është e gatshme të paguajë 193 milionë euro për të transferuar yllin e Barcelonës, transmeton Koha.net.
Neymar, që nga transferimi i tij në Barcelonë ka treguar një formë të lartë, duke qenë një nga më meritorët për sukseset e klubit katalunas. Ndërsa largimin e tij nga Camp Nou raportohet se mund ta shtyjë edhe problemet me evazion fiskal.