Paulo Dybala u ul në shkallët e një prej ndërtesave më ikonike të kryeqytetit italian duke shijuar atmosferën e afër 10 mijë tifozëve që këndonin himnin e Romës.
La Joya kishte edhe lot në sytë gjatë ceremonisë të tij të kësaj mbrëmje në Palazzo Della Civiltà Italiana, i njohur gjithashtu si Colosseo.
Pasi falënderoi tifozët për pritjen, ai u ul këmbëkryq në shkallë dhe shikonte mbi 10 mijë tifozë që këndonin himnin e klubit të Romës.
Eccolo! 🤩
💎 @PauDybala_JR x #ASRoma 🟨🟥 pic.twitter.com/e2L1f4oCfG
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 26, 2022
Këndohet shumë më tepër çdo ndeshje në shtëpi në Stadio Olimpico para fillimit, por rrallë në një mjedis kaq të jashtëzakonshëm.
Ishin po ashtu mbi 50 mijë të tjerë që e shikuan drejtpërdrejt në YouTube prezantimin e lojtarit.
💛💎🤳❤️ pic.twitter.com/ejWkOg5KD7
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 26, 2022
Ardhja e Dybalas ka entuziazmuar ambientin romak, ku edhe fanellat e shituara nga ai janë në numër të jashtëzakonshëm, duke e kaluar edhe Cristiano Ronaldon kur kishte ardhur te Juventusi.
🤩
#ASRoma | @PauDybala_JR pic.twitter.com/G4hWRtceJS— AS Roma English (@ASRomaEN) July 26, 2022
Roma vjen pas një sezon relativisht të suksesshëm ku fitoi Ligën e Konferencës. /Telegrafi/