Telegrafi

Çmenduri në Paris: Një biletë shkon deri në 14 mijë euro për ndeshjen me Real Madridin

Formacioni i frikshëm i PSG-së

Kërkesat për ta parë nga afër ndeshjen në shtëpi të PSG-së ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve shkojnë deri në qiell dhe biletat në Parc des Princes janë shitur të gjitha, kurse çmimi në tregun e zi për ri-shitje shkon deri në 14 mijë euro.

Për ta parë ndeshjen mes PSG-së dhe Real Madridi duhet të jesh shumë i pasur.

Klubi ka njoftuar ditë më parë se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, edhe pse është ndeshje kthyese.

“Ju informojmë se nuk ka më bileta për ndeshjen mes PSG-së dhe Real Madridit”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Megjithatë ju mund të blini bileta në ‘Ticketplace, që është faqe zyrtare për rishitje të klubit”.

Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga kjo ndeshje dhe rezultati i ndeshjes së parë nuk dihet, biletat në tregun e zi shkojnë nga 315 euro në 14,695 euro.

Para kësaj ndeshje, ndeshja e parë zhvillohet në Santiago Bernabeu me 14 shkurt, ndërsa edhe Real Madridi  ka njoftuar përmes faqes së saj që nuk ka më bileta për këtë ndeshje.

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka besim që skuadra e tij mund të kalojë tutje.

“Natyrisht që mund ta mposhtim Real Madridin nëse besojmë”. /Telegrafi/