Site icon Telegrafi

Çmenduri në Napoli, askush në qytet nuk fle nga gëzimi, Hysaj dhe futbollistët e tjerë priten si heronj pas fitores ndaj Juves

NAPLES, ITALY - MARCH 18: SSC Napoli supporters cheer their team during the serie A match between SSC Napoli v Genoa CFC at Stadio San Paolo on March 18, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Napoli ka marrë një fitore të jashtëzakonshme në udhëtim te Juventusi 0-1.

Goli i mbrojtësit senegalez Kalidou Koulibaly i ka dhënë shpresë Napolit se do ta arrijnë titullin këtë edicion në Serie A.

Aktualisht katër ndeshje para fundit, Juventus qëndron e para me një pikë më shumë se të kaltërtit.

Por orari i dy skuadrave favorizon Napolin që do të ketë ndeshje me Fiorentinën dhe Sampdorian në udhëtim ndërsa do të pres Torinon e Crotonen.

Ndërkohë kampioni në fuqi i Italisë, Juventus do të përballet me Interin dhe Romën në udhëtim ndërsa takohet me Bolognën dhe Veronën në shtëpi.

Napolitanët tani më shumë se kurrë po besojnë në titull të kampionit dhe festa në qytet pas fitores ka qenë e jashtëzakonshme.

Në Torino ishin pak tifoz napolitanë, pot qytetarët i kanë pritur futbollistët në qendër të qytetit deri në ora tre të mëngjesit.

Fishekzjarr, këngë të shumta dhe atmosferë brilante ishte në qytet.

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj dhe bashkëlojtarët e tij janë pritur si heronj në qytet, ndërsa ëndrra për titull vazhdon edhe katër javë para fundit. /Telegrafi/

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=-wwi09Jvg0w

Exit mobile version