Site icon Telegrafi

Çmenduri në finalen e Kupës së Argjentinës, përleshje e madhe mes lojtarëve dhe gjyqtari ndanë 10 kartonë të kuq

Boca Juniors dhe Racing Club janë përballur në finalen e madhe të Kupvs së Argjentinës, finale që do të mbahet gjatë në mend.

Jo për shkak të ndonjë rezultati unik, pasi Racing fitoi me shifrat 1-2, rezultat shumë i shpeshtë në lojën e bukur të futbollit, por për shkak të kartonëve të kuq.

Ka qenë një ndeshje spektakolare dhe e zjarrtë ku pati gjithçka, atmosferë të jashtëzakonshme, gola të bukur, përleshje mes futbollistëve dhe dhjetëra kartonë të verdhë e të kuq.

Në fakt gjyqtari kryesor Facundo Tello ka ndarë 21 kartonë në total, ku 10 prej tyre kanë qenë të kuq. Rekord në futbollin profesionist argjentinas.

Fituesi i kësaj finale u përcaktua pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. Në përfundim të 90 minutave pati një përleshje mes futbollistëve të dy skuadrave, ku gjyqtari kryesor përjashtoi me kartonë të kuq Villan dhe trajnerin Ibarran të Bocas si dhe Carboneron të mysafirëve.

Në minutën e 100-të Varela i vendasve u përjashtua pas dy të verdhëve dhe deri këtu dukej gjithçka normale.

Racing shënoi për 1-2 në minutën e 118-të, por fundi i ndeshjes ishte i zjarrtë dhe tejet emocionues.

Gjyqtari kryesor ndau edhe shtatë kartonë të kuq pas një përleshje të madhe mes dy kampeve të skuadrave.

Alcaraz dhe Galvan (nuk ishte në formacion) u përjashtuan nga mysafirët, derisa Advincula, Fabra, Benedeto si dhe Zambrano e Gonzalez të Bocas që nuk ishin në fushë u përjashtuan.

Pra në total gjyqtari kryesor ka përjashtuar 11 me të kuq, 10 futbollistë dhe trajnerin e Boca Juniors. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=kRV6rbdbDFE&ab_channel=MundoBocaTV

Exit mobile version