Atletico Madrid dhe Real Madrid janë përballur mes vete në MetLife Stadium të SHBA-së.
Derbi madrilen ka përfunduar me 10 gola të shënuar, dy karton të kuq dhe sherr në fushë nga lojtarët.
Diego Costa hapi serinë e golave në minutën e parë, ndërsa shtatë minuta më vonë realizoi Joao Felix për 0-2.
Në minutën e 19-të, Angel Correa realizoi pas asistimit të Kokes për 3-0, ndërsa nëntë minuta më vonë Diego Costa realizoi golin e dytë personal për ta ngritur në katër epërsinë e Atleticos.
?⚪? | CREE Y VENCE
? Triunfal estreno de nuestra primera equipación. ¡Hazte con ella en nuestras tiendas! ?
? https://t.co/GHVm53YAJx#AúpaAtleti #AtletiSummerTour pic.twitter.com/29APii7PdH— Atlético de Madrid (@Atleti) July 27, 2019
Diego Costa kompletoi het-trikun e tij në minutën e 45-të duke shënuar nga penalltia për 5-0.
Sulmuesi spanjoll nuk u ndal dhe shënoi edhe golin e katërt personal për ta ngritur epërsinë e Atleticos në 6-0, para se Nacho të shënonte golin e parë për Real Madridin.
Në minutën e 65-të dy reprezentuesit spanjoll Diego Costa dhe Daniel Carvajal pas një përleshje u ndëshkuan me karton të kuq dhe u përjashtuan nga loja.
Vitolo realizoi golin e shtatë për Atleticon, derisa Benzema dhe Sanches realizon edhe dy gola të tjerë për rezultatin përfundimtar 3-7.
Sigurisht kjo është ndër humbjet më të thella dhe më të rënda në histori të Real Madridit nga rivali lokal Atletico. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=508&v=2sZJmvu8X9Q